Aktori amerikani shkruan poemë bebes që ngjan si ‘kopja e tij e vogël’ (fotot)

06/08/2022 16:33

Aktori amerikan Woody Harrelson ka reaguar së fundmi ndaj një fotoje virale të një fëmije “të adhurueshëm” që ka një ngjashmëri të çuditshme me fytyrën e tij.

Madje 61-vjecari i impresionuar ka shkruar tashmë një poemë për kopjen e tij të vogël që duket se i ka ngrohur zemrën.

Harrelson kishte njohur fillimisht fëmijën prej nënës së saj Dani Grier Mulvenna kur dhe vuri re ngjashmërinë që ndezi interesin në rrjetet sociale.

“Shiheni sa i ngjan vajza jonë Woody,” shkruante nëna pranë fotove të së bijës dhe aktorit të nominuar disa herë për Oscar.

Kështu që dhe Woody shpërndau foton e saj në rrjete sociale, madje të shoqëruar me një poemë të vogël ku mes të tjerash përmendte se “ka zili flokët e saj” teksa vetë aktori është prej kohësh qeros.

Poema e tij përkthehej pak e shumë kështu:  ‘Odë për Korën’

Je një fëmijë i adhurueshëm/ Jam i lumtur që më krahasojnë me ty/ Ke një buzëqeshje magjepsëse / Sa do dëshiroja të kisha flokët e tu

Harrelson u bë fillimisht i famshëm me rolin e Woody Boyd në serialin ‘Cheers’.

Më së fundmi ai ka luajtur në filmin ‘The Man from Toronto’ bashkë me aktorët Kevin Hart e Kaley Cuoco.

FOTO GALERI
2/3
61-vjecari i impresionuar ka shkruar tashmë një poemë për kopjen e tij të vogël që duket se i ka ngrohur zemrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA