Aktori amerikan Woody Harrelson ka reaguar së fundmi ndaj një fotoje virale të një fëmije “të adhurueshëm” që ka një ngjashmëri të çuditshme me fytyrën e tij.
Madje 61-vjecari i impresionuar ka shkruar tashmë një poemë për kopjen e tij të vogël që duket se i ka ngrohur zemrën.
Harrelson kishte njohur fillimisht fëmijën prej nënës së saj Dani Grier Mulvenna kur dhe vuri re ngjashmërinë që ndezi interesin në rrjetet sociale.
“Shiheni sa i ngjan vajza jonë Woody,” shkruante nëna pranë fotove të së bijës dhe aktorit të nominuar disa herë për Oscar.
Kështu që dhe Woody shpërndau foton e saj në rrjete sociale, madje të shoqëruar me një poemë të vogël ku mes të tjerash përmendte se “ka zili flokët e saj” teksa vetë aktori është prej kohësh qeros.
Poema e tij përkthehej pak e shumë kështu: ‘Odë për Korën’
Je një fëmijë i adhurueshëm/ Jam i lumtur që më krahasojnë me ty/ Ke një buzëqeshje magjepsëse / Sa do dëshiroja të kisha flokët e tu
Harrelson u bë fillimisht i famshëm me rolin e Woody Boyd në serialin ‘Cheers’.
Më së fundmi ai ka luajtur në filmin ‘The Man from Toronto’ bashkë me aktorët Kevin Hart e Kaley Cuoco.
Top Channel