28/11 15:31
Mesfushori shqiptar i Atalantës, Erdis Kraja do të luajë në Serinë C sezonin e ardhshëm. Futbollisti 22-vjeçar është huazuar për një sezon te Pescara, teksa kanë qenë këta të fundit që kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
Kraja është rritur te Atalanta dhe ka një kontratë si profesionist që prej 2019-ës, por nuk ka luajtur asnjë sezon me zikaltrit, pasi është huazuar fillimisht te Palermoe më pas te Grossetto e Lecco, ndërsa këtë sezon do të veshë fanellën e Pescarës.
Mesfushori 22-vjeçar ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, teksa numëron tre ndeshje me fanellën e Shpresave kuqezi.
Top Channel