26 persona, që dyshohen të përfshirë në transportin e 101 kg kanabis sativa që kishin destinacion Turqinë por u kapën në Korçë, janë arrestuar deri më tani.

Në kuadër të operacionit “Restart 11”, të zhvilluar dy ditë më parë, sot u ndalua një tjetër person i shpallur në kërkim.

Ndaj 33-vjeçarit me iniciale E.K. rëndon akuza e “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në  gusht, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, u ndaluan shtetasit M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA