OKB: Nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur krizën klimatike pa dialogun SHBA-Kinë

05/08/2022 19:36

Zëdhënësi i shefit të OKB-së Antonio Guterres është shprehur ditën e sotme se nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur problemet pa një dialog dhe bashkëpunim efektiv midis SHBA-së dhe Kinës.

Ky reagim vjen pasi Pekini ndërpreu bisedimet për klimën me Uashingtonin. Trajtimi i ndryshimeve klimatike ka qenë një fushë kyçe e bashkëpunimit midis dy fuqive. 

Por Kina i ka pezulluar bisedimet si pjesë e hakmarrjes së saj të përshkallëzuar për vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan. 

Vizita e shkurtër e zonjës Pelosi në Tajvan, të cilin Kina e pretendon si të sajën, tërboi Pekinin dhe shkaktoi stërvitje ushtarake kineze në një shkallë të paprecedentë në detet dhe ajrin përreth ishullit. 

Ajo erdhi pasi zyrtarët e SHBA-së dhe Kinës rritën angazhimin për çështjet klimatike në prag të samitit të klimës COP27 në Egjipt në nëntor. 

Kina dhe SHBA janë dy emetuesit më të mëdhenj të gazeve serrë dhe angazhimi i tyre i mëparshëm dypalësh për ndryshimet klimatike ndihmoi në hapjen e rrugës për Marrëveshjen e Parisit për Klimën në 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA