Në më pak se një muaj, Putin dhe Erdogan takohen sërish

05/08/2022 18:26

Në më pak se një muaj, presidenti i Turqisë dhe ai i Rusisë janë takuar për herë të dytë në në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi.

Erdogan është përpjekur ta fusë Turqinë, në marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin, në qendër të përpjekjeve diplomatike për të tentuar të ndalojë luftën pesë mujore në Ukrainë.

Në këtë takim Presidenti rus Vladimir Putin i tha udhëheqësit turk Rexhep Tajip Erdogan se shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të rritur lidhjet tregtare dhe ekonomike.

“Shpresoj se sot do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një memorandum përkatës për zhvillimin e lidhjeve tona tregtare dhe ekonomike, duke pasur parasysh marrëveshjet që delegacioni ynë bëri kur ishte në Turqi vetëm një ose dy ditë më parë”, tha Putin.

Erdogani ka arritur një sukses diplomatik me ndihmën për arritjen e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.

Inkursioni i planifikuar ushtarak i Ankarasë për të sulmuar forcat kurde në Sirinë veriore do të jetë gjithashtu në krye të axhendës, njoftoi transmetuesi shtetëror turk TRT.

Moska, e cila ka mbështetur presidentin Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit e kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA