Grimieri i njohur në mbarë botën bashkohet me fansat dhe ‘kryqëzon’ Kylie Jenner me produktet e saj

05/08/2022 14:33

Në vitin 2015, Kylie Jenner lançoi ‘perandorinë’ e saj “Kylie Cosmetics” në moshën 18-vjeçare.

Ajo filloi duke shitur komplete buzësh dhe miliona fansa të saj në mbarë botën e panë atë të kthehej në një sukses të menjëhershëm.

Si rezultat, Kylie është përhapur e ka shtuar gamën e saj me produkte të tjera, duke përfshirë paletat, rimelet, kremrat për kujdesin e lëkurës.

Dhe shtatë vjet më vonë, Kylie dëshiron të provojë se ajo është po aq e përfshirë me kompaninë e saj sa ishte kur filloi gjithçka.

Kështu ajo dokumentoi udhëtimin e saj të shkurtër në fabrikën në Milano për t’u dhënë ndjekësve të saj një vështrim prapa skenave. Sipërmarrësja miliardere ndau një vlog të shkurtër nga udhëtimi në TikTok, ku shpjegoi se ishte në qytetin italian vetëm për 24 orë.

“Për të vizituar të gjitha fabrikat e make-up-it. Për të kontrolluar gjërat e reja të “Kylie Cosmetics” që po vijnë dhe për të cilat jam shumë e emocionuar”.

Pasi hyri në fabrikë, Kylie mund të shihej që kishte një veshje të bardhë laboratori ndërsa vëzhgonte dhe punonte me disa nga përbërësit e produkteve.

Clean, Vegan Makeup & Skincare | Kylie Cosmetics by Kylie Jenner

Kylie u filmua duke përzier atë dukej të ishte një shimmer dhe pluhur, si dhe një lloj fondatine. Në një moment, ajo nxori pak nga produkti nga gota e vogël dhe e vendosi në dorë për ta testuar.

Por ndjekësit e saj ishin më pak se të impresionuar nga videoja, me shumë që theksuan se ajo ishte duke përzier dhe testuar produkte duke injoruar procedurat bazë të shëndetit dhe sigurisë.

Në fakt, ata vunë në dukje se përveç veshjes së laboratorit, Kylie nuk kishte veshur asnjë PPE – duke përfshirë një rrjetë flokësh dhe doreza.

Në vend të kësaj, flokët e saj të gjatë të errët ishin të lirshëm dhe i binin mbi shpatulla në shumë nga fotot dhe Kylie gjithashtu kishte thonj të gjatë shumë të eskopzuar ndaj produkteve edhe plot me bizhuteri në gishta.

Postimi i saj në Instagram u përmbyt shpejt me komente nga ndjekësit që e vunë në dukje këtë, me disa që pyesnin nëse duhet të prisnin që flokët e Kylie të vini si dhuratë në produktet e saj të reja.

Kylie Cosmetics | Kylie Cosmetics by Kylie Jenner

Madje ajo u komentua edhe nga grimieri fitues i çmimit “Emmy”, Kevin James Bennett, i cili tha se:

“Puna me prodhuesit e kozmetikës (dhe laboratorët e tyre) është pjesë e punës sime. Unë kam flokë shumë të shkurtër dhe nuk më kanë lejuar asnjëherë të hyj në laborator pa një rrjetë flokësh…dhe pa dorashka”.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan Kylie-n për moszbatimin e protokolleve të duhura sanitare gjatë kohës që ndodhej në fabrikë.

Disa theksuan se influencues të tjerë me linja grimi kanë qenë gjithashtu në fabrikat e tyre, por kanë arritur të ndjekin protokollin e duhur, ndryshe nga Kylie. Si rezultat, nuk u desh shumë kohë që njerëzit të pohonin se udhëtimi nuk ishte gjë tjetër veçse diçka e inskenuar.

“Ajo mund ta bënte vërtet më të besueshme nëse të paktën do t’i lidhte flokët lart ose diçka tjetër, kjo është thjesht komike”./ Top Albania Radio

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA