Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hutovo, të Bosnje Hercegovinës në bregun e Adriatikut.
Disa dhjetëra hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarri që nga e marta, duke përfshirë plantacione me ullinj dhe fiq, si dhe shumë koshere bletësh.
Rajoni është prekur gjatë tre muajve të fundit nga thatësira, e cila ndihmon në përhapjen e zjarreve
“Kemi zjarre rreth Hutovës pothuajse çdo vit, ka tre muaj që nuk ka rënë shi dhe kur bie zjarri në këto rrethana, është e vështirë të frenohet. Ne nuk kemi pasur një pikë shiu për tre muaj dhe është e vështirë, e pamundur thuajse të ruhet toka e prekur”, tha Luka Kenjevod.
Por edhe në Spanjë situata nuk më e mirë. Zjarrfikësit vijojnë të luftojnë kundër zjarrit që kërcënon qytetet e Verín dhe Arbo mes një vale të vazhdueshme të të nxehtit në Spanjë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen më intensive dhe më të gjata si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke i bërë më të mundshme zjarret.
Top Channel