Një zjarr ka rrezikuar mbrëmjen e së enjtes fshatin Shahinas të Shijakut.

Zjarri që kërcënonte dhe banesat ka vënë në lëvizje dhe banorë të fshatit të cilët i janë bashkuar zjarrfikësve, efektivëve të policisë dhe të emergjencave civile në luftën me flakët që gjithnjë e më shumë i afroheshin banesave të fshatit.

Tymi ka mbuluar fshatin ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve të Shijakut ka shkuar edhe një zjarrfikëse e portit detar të Durrësit.

Zjërrfikësve me tre mjete dhe dy autobote me ujë nga Shijaku dhe Durrësi u janë bashkuar edhe 10 banorë të zonës dhe efektivë të policisë së shtetit. Sipërfaqja e djegur paraprakisht vlerësohet në afro 5 hektarë kryesisht me bimësi të ulët, kallama dhe pemë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Nga terreni shefi i sektorit të emergjencave të prefekurës bëri të ditur se njoftimi në kohë dhe ndërhyrja e menjëhershme bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e rrezikut që u kanosej banesave të fshatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA