“Vdiq 9 herë në gjumë”, britaniku fatlum i mbijeton ndaljes së zemrës 

04/08/2022 18:29

Rasti i një avokati 54- vjeçar është gati pabesueshëm por i vërtetë, ai vdiq 9 herë ndërsa ishte në gjumë.

Mason Qureshi i mbijetoi rasteve të një pas njëshme të ndaljes së zemrës në më pak se 10 orë.

Ngjarja ndodhi një natë teksa çifti u shtri për të fjetur por bashkëshortja e tij u zgjua për shkak të gërthiturave të forta të bashkëshortit që pasuan me kriza paniku.

Naomi, e cila jeton në Solihull, West Midlands të mbretërisë së bashkuar, me Mason dhe vajzat e tyre adoleshente, Amelia-Rose, 16 vjeç dhe Tabitha-Belle, 13, thotë:

“Vajzat tona e quajnë Mason superheroin e tyre sepse është një mrekulli absolute që ai është me ne sot”.

Ajo tani po bën fushatë që masazhi kardiopulmonare të mësohet kudo pasi mësoi se më pak se 10 për qind e njerëzve që kanë një atak në zemër jashtë një mjedisi spitalor mbijetojnë.

Naomi, e cila ka mësuar se si të kryejë ndërhyrjen  e shpejtë në internet, thotë se ‘është e tmerrshme të mendosh që çdo ditë zemra e tij mund të ndalojë përsëri’.

Mason kaloi nëntë ditë në spital, ku u pajis me një stimulues kardiak dhe një defibrilator që dërgon goditje elektrike në zemër për ta rivënë atë në funksion.

Ai merr gjithashtu edhe ilaçe të tjera për të ngadalësuar rrahjet shumë të shpejta të zemrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA