Dua Lipa ka dalë këtë pasdite në një konferencë për mediet në Prishtinë, ndërkohë që sonte nis “Sunny Hill Festival”.
Artistja ka mbërritur në Kosovë natën e kaluar dhe ka publikuar një foto nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.
26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.
Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do t’ju pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.
26-vjeçarja do të hapë sonte festivalin me performancën e saj. Në skenë do të ngjiten këngëtarë ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo dhe Skepta apo artistë shqiptarë si Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.
Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.
Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, shkruan në postim të “Sunny Hill Festival”.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga drejt parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjetet nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.
Top Channel