Në ditën e tretë të tragjedisë e cila ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia kufitare ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Vlorës dhe jo vetëm.

Ditën e sotme në detin e Vlorës të rralla kanë qenë mjete lundruese që shikoje  në det duke lëvizur. Në vend qëndrimin e mjeteve lundruese në afërsi të portit të Vlorës, aty ku dhe këto mjete nisen çdo ditë me turist janë të ankoruara rreth 70 mjete tip gomone.

Në terren ka zbritur një makinë e policisë kufitare e cila pajis me leje qarkullimi gomonet që lëviznin në det, ndërsa në det gomonia policisë së shtetit kontrollonte dokumentacionin e mjeteve lundruese.

Në orët e para të ditës janë nisur me pushues drejt Ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit 15 gomone, por në orën 11 policia ka urdhëruar që në det të mos qarkullojë asnjë anije apo gomone.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi për pushuesit të cilët kërkojnë  të shkojnë në Karaburun, pasi kanë familjet atje që kanë shkuar në mëngjes.

Por urdhri gjithashtu penalizon edhe pushuesit që janë në Karaburun apo Sazan, ata nuk mund të lëvizin deri në një urdhër të dytë nga policia që lejon qarkullimin e mjeteve lundruese.

Po ashtu ditën e sotme është bërë një takim në drejtorinë e policisë Kufitare të Vlorës me disa drejtues mjetesh lundruese ku është dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues nuk duhet të dali në det pa licencën për guida turistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA