Hashim Thaçi reagon për herë të parë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
17/09 18:39
Festivali Sunny Hill që nis mbrëmjen e sotme në Kosovë, në organizimin e tij ka gjetur mbështetjen te shumë partnerë, në të gjitha edicionet e tij është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës.
Këta të fundit kanë nënshkruar kontratë në vlerë 150 mijë euro për kompaninë “The Sunny Hill Sh.P.K”, e cila njëherësh është kompania që realizon festivalin.
Në dokumentin e publikuar në e-Prokurimi, bëhet e ditur se kontrata është dhënë përmes procedurës së negocimit.

Kontrata është lëshuar më datë 3 gusht, në po të njëjtën ditë që edhe ishte planifikuar të nënshkruhej.
Organizator i festivalit “Sunny Hill” është Dukagjin Lipa, njëherësh i njohur si babai i artistes me famë botërore, Dua Lipa.
Top Channel