“Herën tjetër s’ka qirinj por flakë”/ Qytetarët mbyllin protestën: Të hënën në orën shtatë jemi sërish këtu

04/08/2022 20:46

Ka përfunduar protesta e ditës së sotme, ku qindra protestues kërkuan drejtësi për ngjarjen e rëndë ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht, pas një aksidenti nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qytetarët i vendosën ultimatum kryeministrit, duke e njoftuar që nëse deri të hënën nuk shkarkohen ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, di dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, protesta do të vijojë sërish të hënën në orën shtatë.

Në protestë morën pjesë përveç shoqërisë civile edhe disa politikanë si Sali Berisha, Ilir Meta, Lefter Geshtenja,  Flamur Hoxha, Luçiano Boci, Luan Baçi.

Protesta u mbajt para Ministrisë së Brendshme e më pas u zhvendos para Kryeministrisë e Presidencës, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e djeshme ku vogëlushja Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA