Identiteti i personit që urdhëroi vrasjen e shqiptarit Selavdi Shehaj në vitin 2020 është zbuluar.

Sipas medias italiane, porositësi është Giuseppe Molisso, i cili urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit në bregdetin e Torvajanicës.

Molisso ndodhet aktualisht në burg sepse konsiderohet si urdhërues i tentativës së dyfishtë të vrasjes së vëllezërve Costantino që ndodhi më 13 korrik 2021 në rrethin Alessandrino.

Sipas hetuesve, besohet se shqiptari u vra për hakmarrje, pas atentatit që iu bë tre vjet më parë Leandro Bennatos, i cili besohet se është i afërt me Molisson.

Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.

Urdhër arresti është lëshuar edhe për Guido Cianfroça, i dyshuar për gjetjen e armës së vrasjes.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi pranë një kioske, ndërsa autorët që kryen atentatin u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Ata janë Enrico Bennato dhe argjentinasi Raul Esteban Calderon. Mbi këtë të fundit tashmë rëndojnë edhe akuzat për vrasjen e ultrasit të Lazios, Fabrizio Piscitello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA