Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.
Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.
Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.
E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 10 milion klikime në platformën YouTube. E në kaq pak kohë Dhurata lançoi bashkëpunimin e dytë, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano.
Top Channel