Pasardhësi i Kessie nuk vjen, objektivi i Milanit zgjedh kryeqytetin

03/08/2022 17:50

Renato Sanches nuk do të transferohet te Milani, kështu që kampionët e Italisë duhet të studiojnë alternativa të tjera për pozicionin e lënë bosh nga largimi i Franck Kessie drejt Barcelonës.

SuperSport shkruan se akordi final është arritur për shumën e 15 milionë eurove. Një lajm i mirë për Christophe Galtier. Trajneri i PSG-së e donte me çdo kusht lojtarin portugez në ekipin e tij, njësoj siç punuan te Lille.

Footmercato raporton se Sanches ka mbërritur në kryeqytetin francez për të kryer testet mjekësore. Mesfushori do të firmosë për pesë vite dhe do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.

Tani është thjesht formalitet largimi i Georgino Wijnaldum. Mesfushori holandez ka arritur akordin me Romën për të vazhduar karrierën në kampionatin italian tek ekipi i Jose Mourinhos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA