“Sunny Hill Festival” nis nesër (e enjte) për të sjellë katër ditë atmosferë, muzikë dhe net të paharruara në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Shumë emra të njohur me famë botërore dhe artistë shqiptarë do të ngjiten në skenën e festivalit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Tashmë ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila bën hapjen e festivalit duke përformuar në natën e parë, ka arritur në Prishtinë.

Telegrafi mëson se nesër (e enjte) këngëtarja 26-vjeçare gjithashtu do të mbaj një konferencë për media.

Ndërsa në Kosovës gjatë ditës ka arritur edhe artisti italian, Mahmood, i cili pritet të performoj për publikun në natën e dytë, të premten e 5 gushtit.

Top Channel