Miqësorja e dytë në Turqi, Kukësi barazon me ekipin nga Arabia Saudite

03/08/2022 21:19

Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi në kuadër të sezonit 2022/2023 në Abinsset Superiore. Skuadra e Skënder Gegës ka zhvilluar sot takimin e radhës miqësor në kompleksin e Fenerbahces.

Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e dytë në Turqi, aty ku skuadra jonë u përball me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi ynë ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht.

Formacioni: TAFAS, HAXHIU, ILIESKI, TOSIC, NDRECA, KOTE, GJ. TAIPI, MORAES, BASA, HASAJ, DACI.

U aktivizuan: COLLARI, BYTYCI, XHEKA, ZIVKOVIC, PEPOSHI, BERISHA, EBERT, DOMI, LEYTON”, lexohet në postimin e Kukësit në faqen zyrtare./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA