Futbollistët e kampionatit anglez nuk do të gjunjëzohen më përpara fillimit të çdo ndeshjeje, formë proteste ndaj racizmit, që vitet e fundit është përhapur shumë në futboll.
Kapitenët e 20 skuadrave të Premier League kanë dale me një deklaratë të përbashkët, duke ripërsëritur angazhimin e të gjithëve për të luftuar racizmin dhe të gjitha format e diskriminimit.
Gjesti po humbiste vlerën dhe u rikthye në një veprim normal dhe madje të bezdisshëm për disa, ndërkohë që në sezonin e ri do të ndodhë në vetëm tetë raste!
Sipas akordit, ekipet do të gjunjëzohen në javën e parë dhe të fundit të kampionatit, në “Boxing Day”, në javën që do shtyhet për shkak të Botërorit Katar 2022, në finalet e Kupës së Ligës dhe FA Cup dhe në dy ditë “ndërgjegjësimi” në tetor dhe mars.
Top Channel