Pas një vizite gati një ditore Necy Pelosi u largua nga Tajvani, por ikja e saj nuk e qetësoi Kinën, e cila e ka rrethuar ishullin e vetëqevrisur nga të gjitha anët, me arsyetimin se po kryen një stërvitje ushtarake, e cila parashikohet të zgjasë edhe për 6 ditë.
Në tokë dhe në det Kina ka vendosur një pjesë të mirë të ushtrisë së saj duke kryer manovra tejet te dukshme.
Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të. Në një deklaratë të mërkurën, ministri i Jashtëm i Kinës tha se “ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen”, duke iu referuar vizitës së zonjës Pelosi.
SHBA duket se po ecën në një litar të ngushtë diplomatik me politikën e saj në Tajvan. Nga njëra anë, ajo i përmbahet politikës “Një Kinë”, e cila njeh vetëm një qeveri kineze, duke i dhënë asaj lidhje formale me Pekinin dhe jo me Tajvanin.
Por ajo gjithashtu mban një marrëdhënie “të fortë jozyrtare” me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.
Në vizitën e saj Pelosi vlerësoi Tajvanin si “frymëzim për të gjithë njerëzit liridashës”. Ajo këmbënguli gjithashtu se “vendimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë aty ishte i hekurt.
Udhëtimi i saj , i cili nuk u mbështet nga presidenti Biden, ishte i pari nga një zyrtar kaq i lartë amerikan në 25 vjet.
Top Channel