Leona Lewis është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e “Bleeding Love” solli në jetë më 22 korrik fëmijën e parë të saj dhe bashkëshortit Dennis Jauch.

Duke mbajtur vajzën e tyre në krah, Leona shkroi me anë të një postimi në Instagram këto fjalë:

“Dhe më pas ishin tre. E vogla jonë Carmel Allegra mbërriti më 22.7.22”.

Çifti u martuan në korrik 2019 në Itali, pas 9 vitesh me njëri-tjetrin. Në nëntor të vitit të ardhshëm, Lewis i tha ‘Telegraph’ se ata po mendonin të krijonin një familje përmes birësimit. Më pas, në fund të vitit 2021, ajo mësoi se ishte shtatzënë, por tremujori i parë ishte sfidues dhe ajo nuk mund të dilte nga shtëpia sepse ndihej sëmurë gjatë gjithë kohës. Ajo në ato kohë tha se:

“Në fund të vitit të kaluar kuptova se isha shtatzënë ndërsa isha në turne që ishte lajmi më i mirë ndonjëherë, pasi sinqerisht nuk e dija as nëse do të isha në gjendje të bëhesha nënë. Ka qenë një udhëtim i madh”.

Këngëtarja e famshme e njoftoi shtatzëninë e saj në mars.

Top Channel