Klodian Lila është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për heqje të lirisë dhe prostitucion.

36-vjeçari nga Kavaja, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me 3 vite burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Ai në vitin 2019 ka marrë në automjetin e tij një shtetase pa dëshirën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Në operacionin policor të koduar “Streha”, u bë i mundur arrestimi i autorit në rrugën “Shefqet Musarai” të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA