Travis Scott po kthehet sërish në skenë gati një vit pas ngjarjes në festivalin e tij Astroworld ku u shkaktuan shumë viktima.
Top Albania Radio shkruan se klubi i natës “Zouk” në Las Vegas njoftoi në fillim të kësaj jave se reperi do të luante shtatë shfaqje në vendin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm. Në një deklaratë, Andrew Li, CEO i “Zouk Group”, tha se:
“Travis Scott ishte i përshtatshëm për listën e klubeve të natës Zouk. Performancat e tij elektrizuese do të kombinohen në mënyrë të përkryer me atmosferën tonë, duke u sjellë mysafirëve tanë një shfaqje të pakrahasueshme, ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të gjejnë në Las Vegas”.
Lajmi vjen një muaj pasi paraqitja e Scott në festivalin e Nevadas “Day N Vegas” u anulua. Organizatorët për festivalin, i cili do të zhvillohej gjatë fundjavës së Ditës së Punës më 2-4 shtator, thanë se performanca u anulua për shkak të “një kombinimi të çështjeve logjistike, kohës dhe prodhimit”. Kjo do të ishte performanca e parë e reperit në një festival që nga Astroworld.
Scott dha performancën e tij të parë publike në Miami edhe gjatë çmimit të madh të Formula 1 në maj. Ai gjithashtu luajti në një festë të Coachella dhe një festë para ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Pas tragjedisë, 400 padi janë ngritur kundër Scott, Live Nation dhe të tjerëve të përfshirë në festival. Të gjitha palët janë akuzuar për neglizhencë dhe rastet janë kombinuar në një çështje civile që përfaqëson rreth 2800 viktima. Megjithatë Scott dhe Live Nation i kanë mohuar akuzat.
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kritikuar pasi morën vajzën e tyre Stormi në Billboard Music Awards 2022.
Çifti, i cili solli në jetë një djalë në muajin shkurt, u përball me reagime të ashpra për marrjen e vajzës së tyre të vogël në festën e mbushur me yje, me shumë komente për veshjen e Stormi.
Ata gjithashtu u përballën me kritika për pjesëmarrjen në Billboard Music Awards, gjashtë muaj pas fatkeqësisë së tmerrshme të festivalit Astroworld, në të cilën humbën jetën 10 persona.
Top Channel