Orët ndaluan kur një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore në histori goditi Bejrutin para dy vitesh.
Vetëm në pak sekonda gjithçka u bë pluhur, shtëpitë, dyqanet dhe gjithçka që ishte në atë zonë.
Ishte ora 18:07, ku kryeqyteti libanez u përball me një shpërthim të fuqishëm, i cili ndodhi në portin e Bejrutit.
CNN shkruan se ditën e nesërme mbushen plot dy vite nga ngjarja e rëndë që d të mbetet gjatë në memorjen e banorëve vendas.
Të paktën 215 persona humbën jetën dhe mijëra mbetën të plagosur, ndërsa sot e kësaj dite shumë familje vijojnë ende të kërkojnë drejtësi.
Sipas hetimit i gjithë shpërthimi katastrofik ndodhi për shkak të 2,700 tonëve nitrat amoniumi shpërthyes, që ishte ankoruar në port, ndezja e të cilit çoi në përfundimin fatal.
Top Channel