Parashikimi i Ukrainës për të korrat e saj gjatë luftës është rritur në mes 65 dhe 67 milionë tonë drithë, tha kryeministri Denys Shmygal.

Kjo është një rritje nga parashikimi i mëparshëm prej 60 milionë tonësh. Shmygal përgëzoi fermerët për punën,të cilët kanë ecur përpara me të korrat pavarësisht luftës, edhe në zonat ku granatimet vazhdojnë. 

Ky lajm vjen pasi ngarkesa e parë e grurit ukrainas u largua nga porti i Odesës në Detin e Zi të hënën.

Eksportet ishin ndalur gjatë konfliktit – duke përkeqësuar një krizë globale ushqimore – por një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja i ka lejuar anijes kalimin e sigurt. 

Pasi u inspektua nga një ekip në Stamboll të Turqisë, anija u lirua pasditen e sotme për të lundruar drejt Libanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA