Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Mukje të Krujës.

Nuk dihet ende shkaku dhe nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Flakët arrijnë të duken deri në Tiranë, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe për pasojë rrezikohen disa shtëpi.

Zjarri  ka lënë pa energji banorët e zonës, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve.

Sot është aktivizuar sërish edhe vatra në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, e cila ishte shuar disa ditë më parë. Vendi ynë po përballet prej javësh me vatra zjarri nga veriu në jug, të cilat kanë djegur dhjetëra hektarë tokë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel