Spanja do të kufizojë ajrin e kondicionuar në institucione publike për të kursyer energji

02/08/2022 13:43

Qeveria spanjolle ka shpalosur një plan të ri për të kursyer energji duke kufizuar ajrin e kondicionuar dhe ngrohjen në dyqane, institucione, ndërtesa kulturore dhe stacione transporti.

Ministrja spanjolle Teresa Ribera tha se në dimër, ngrohja duhet të mbahet në maksimum 19 gradë Celsius. Në verë, në minimum 27 gradë Celsius.

Sink ribera-

“Ne duam t’i mbajmë dyert e dyqaneve të mbyllura kur ajri i kondicionuar ose ngrohja funksionon. Edhe sa u përket institucioneve, ndërtesave të artit , të gjitha do të mbyllen [pas orës 10 të darkës]. Gjithashtu do të sygjerojmë më shumë punën nga shtëpia, pasi edhe kjo kursen oraret e qëndrimit në institucione”, tha Ribera.

Plani i qeverisë spanjolle vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të kufizuar importet e gazit rus.

Në përgjigje të luftës në Ukrainë, Komisioni Evropian prezantoi një plan prej 210 miliardë eurosh në mes të majit që parashikonte zhvillimin e energjive të rinovueshme dhe kursime të konsiderueshme të energjisë për të kufizuar gazin rus.

Vendet e BE miratuan gjithashtu një marrëveshje me të cilën ata angazhohen të bëjnë “çdo gjë që është e mundur” për të reduktuar konsumin e tyre të gazit me të paktën 15% midis gushtit 2022 dhe marsit 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA