Banorët dhe nxënësit e shkollës 9- vjeçare në Mizë të Divjakës, janë ngritur përsëri në protestë. Ata kërkojnë hapjen e shkollës në shtator, duke refuzuar të shkojnë në një tjetër godinë arsimore.

Më tepër se sa prindërit, janë nxënësit e kësaj shkolle të cilët kërkojnë që vitin e ri mësimor ta vazhdojnë në Mizë. Një vit më parë këta fëmije u zhvendosën në shkollën e Kryekuqit, ndërsa transporti bëhej me autobus i cili 2 herë ka marrë flakë gjatë punës.

Banorët kundërshtojnë mësimin në shkollën e Divjakës dhe të Kryekuqit, duke këmbëngulur se në shtator nuk do t’i dërgojnë fëmijët për të mësuar. Ata i kërkojnë bashkisë të ndërhyjë për të rregulluar ambientet e brendshme të godinës arsimore, e cila iu është premtuar edhe një vit më parë se do të rregullohej.

Shkolla e Mizës u mbyll një vit më parë për shkak të ambienteve të papërshtatshme mësimore. 144 nxënësit e saj u zhvendosën në shkolla të tjera, ndërsa bashkia Divjakë ka premtuar se së shpejti do të nisë puna për rregullimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA