Vala e shtatë e pandemisë së Covid 19 duket se e ka nisur rënien  edhe në Shqipëri. Shifrat tregojnë  zbritje edhe pse kryhen pak testime.

Por ekspertët e shëndetit i druajnë një tjetër rritje pas kthimit të qytetarëve nga pushimet për shkak të grumbullimeve në zonat bregdetare dhe shtimit të lëvizjeve.

Mund të ketë një tjetër valë në mes shtatori kur të gjithë të jenë kthyer nga pushimet”, tha Korraqi.

Një ndër indikatorët më të rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital që  javën që lamë pas pësoi rritje, por ekspertët shpjegojnë se reflektohen rastet e një jave më vonë.

Kishim 5 raste më shumë të shtruar çdo ditë por këto pasojnë nga java e kaluar  ndërkohë do të bien edhe të shtruarit. Po kështu edhe humbje jete kemi sa herë kemi shumë të infektuar”, tha mjeku.

Edhe pse ka një rritje të lehtë të qyetarëve që shkojnë për t’u vaksinuar sërish  kërkohet që të vaksinohen sa më shumë në mënyrë që të kalohet lehtë çfarëdolloj mutacioni që mund të pësojë virusi i Covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA