Pamje kaotike të dhjetra plazhistëve që vjedhin kanabis nga barkat e kapura të policisë spanjolle (video-foto)

02/08/2022 17:11

Policia spanjolle tentonte dje të mbante tufa banorësh vendas që tentonin të vidhnin kanabis nga një barkë e përplasur trafikantësh.

Mjeti ishte interceptuar të premten më 29 korrik në brigjet jugore të Spanjës dhe teksa autoritetet vijonin me hetimet zyrtarët duhej të mbanin larg vendasit që tentonin të merrnin droga nga bordi i anijeve.

Pamjet kaotike nga incidenti tregonin gjithashtu një helikopter që fluturonte thuajse në nivel tokësor në plazhin e Sanlucar de Barrameda, në provincën e Cadiz, duke tentuar te mbante larg vjedhesit.

Por njerëzit nuk dukej se dekurajoheshin kollaj dhe vijonin të tentonin te merrnin mallin pa zot, aq disa nga mediat i krahasonin pamjet me ato të filmit  ‘Walking Dead’ (Të vdekur që ecin).

Kanabis aktualisht është dekriminalizuar në Spanjë për përdorim personal në vende private, por përdoruesit nuk duhet të ketë më shumë se 100g.

Ndërsa trafikimi i mallit është sërish një krim i rëndë për të cilin mund të gjobitesh deri në €30,000.

Policia tha se hetimet mbi barkën me drogë vijojnë.

FOTO GALERI
1/2
Policia spanjolle tentonte dje të mbante tufa banorësh vendas që tentonin të vidhnin kanabis nga një barkë e përplasur trafikantësh

Top Channel