Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën teksa po lahej në plazhin e Potamit pranë Himarës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës, kur Arjan Tase përplasi me gomone vogëlushen përpara prindërve të saj.

Goditja ishte aq e fortë, sa 7-vjeçarja ndërroi jetë në vend, ajo u copëtua nga helikat e gomones që eci mbrapsht drejt bregut.

Qindra pushues të irrituar nga ngjarja sulmuan verbalisht Arjan Tasen, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Elbasan.

Në rrjet po qarkullon edhe një foto ku pretendohet se i ati i vogëlushes po përplaset fizikisht me policin, pak çaste më pas.

Efektivët e policisë arrestuan kolegun e tyre dhe e shoqëruan atë në komisariatin e policisë Himarë.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gledis Nano përjashtoi nga radhët e uniformave blu të Arjan Tases si dhe pezulloi nga detyra Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Shpëtim Hasanalia.

Kjo ndoshta ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi këtë verë janë shënuar disa incidente të ngjashme, për fat pa viktimat. Por gjithsesi, autoritet nuk e prishën terezinë dhe lejuan mjetet lundruese t’i afrohen bregut, edhe pse është e ndaluar me ligj.

Ligji parashikon që mjetet motorike të lundrojnë jo më pak se 300 metra nga bregu. Në rastin e Potamit, ligji nuk është respektuar, sepse gomonia i mori jetën vajzës së mitur vetëm pak metra nga bregut dhe në pamje shihet se mes çadrave të pushuesve, është stacioni nga ku administrohen gomonet dhe motorrët e ujit.

Policia si rregull ka detyrimin ta ndalojë këtë shkelje. Por shkelja mbi shkelje është se këtë e bëri pikërisht një polic, që kishte hequr uniformën përkohëshit për pushime. Ai i hipi gomones që duhet ta bllokonte dhe i mori jetën një 7-vjeçareje, që po lahej pak metra nga shezlongu i prindërve.

FOTO GALERI
14/17
Pamje nga vendngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA