Elton Ilirjani ka reaguar për linë e majmunit dhe terminologjinë e përdorur “meshkuj që kryejnë marrëdhenie intime me meshkuj”, si rrezik për përhapjen e virusit.
Përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, biznesmeni që ka deklaruar orintimin e tij homoseksual thotë se ky shpjegim i përdorur nga mjekët është shprehje e pavetedishme homofobike, në rastin më të mië.
Ai ironizon, duke pyetur pse nuk përdoret termi “meshkuj që kryejne seks me femra” për virusin herpes që shkakton kancerin e qafës së mitrës dhe përgjegjës për miliona vdekje të grave në botë çdo vit”.
Ilirjani nxit personat LGBTQ+ të ketë jetë aktive seksuale dhe të mbrohen, pasi “asnjë virus apo bakterie nuk eshte pronë e asnjë komuniteti. Viruset dhe bakteriet mund të godasin këdo dhe çdo krijesë në këtë univers”.
Ai shton se “virusi i idiotësisë është virusi më problematik në tokë”, ndërsa e mbyll mesazhin e tij me një tjetër ironi: “pirja e duhanit shkakton kancer dhe ky është një problem i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj”.
Top Channel