Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e parë sezonale me Manchester United, pasi u aktivizua për 45 minuta në miqësoren ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos, megjithatë duket se e ardhmja e tij do të jetë larg “djajve të kuq”.
SuperSport shkruan se pas dështimit të negociatave për prishjen e kontratës, portugezi duket se është rikthyer me strategji tjetër, atë të krijimit të rrëmujës në dhomat e zhveshjes, për të detyruar drejtuesit e Manchester United që ta lënë të lirë.
Dhe kështu ndodhi që mbrëmjen e 31 korrikut, ku portugezi luajti titullar, por nuk i pëlqeu që u zëvendësua në pushimin mes pjesëve dhe la menjëherë stadiumin, pa pritur që të përfundojë ndeshja.
Megjithatë gazetarët pranë “djajve të kuq” raportojnë se portugezi ka shfaqur pakënaqësi edhe ndaj detyrave taktike që trajneri Ten Haag po përpiqej t’u ngarkonte të tijve para ndeshjes, duke shqetësuar jo pak holandezin.
Në një situatë të tillë, drejtuesit e Manchester United pritet të mbajnë një tjetër takim me trajnerin Ten Haag para fillimit të kampionatit, për të marrë një vendim final për portugezin, që për momentin është më shumë larg sesa afër qëndrimit në “Old Trafford”.
Top Channel