Dy të moshuara të infektuara me Covid 19 kanë humbur jetë në Kavajë dhe Durrës.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1.207 infektime të reja në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2468 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 413 raste të reja në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnje, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Sarandë, 27 në Korçë, nga 26 qytetarë në Gjirokastër, Pogradec, nga 23 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Kuçovë, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 15 në Malësi e Madhe, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, 12 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, nga 10 qytetarë në Tropojë, Dibër, 9 në Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Belsh, Gramsh, nga 7 qytetarë në Kolonjë, Berat, Skrapar, nga 6 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, Dimal, Poliçan, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Selenicë, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Has, Përmet, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Libohovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Librazhd.
Aktualisht, janë 7.721 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin, nga të cilët 28 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.
Ndërkohë, janë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302,311 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 1207
Të shëruar në 24 orë 1023
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2468
Testime totale 1,921,290
Raste pozitive 313,582
Raste të shëruara 302,311
Raste Aktive 7,721
Humbje jete 3,550
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,999
Fier 664
Durrës 608
Vlorë 525
Elbasan 337
Korçë 316
Shkodër 310
Berat 249
Gjirokastër 279
Lezhë 245
Dibër 125
Kukës 64
Top Channel