Sanchez: Me Shqipërinë jemi miq por ndajmë mendime të ndryshme për Kosovën, është shkelur e drejta ndërkombëtare

01/08/2022 11:07

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Tiranë, komentoi edhe çështjen e Kosovës dhe mosnjohen e pavarësisë së saj.

Ai tha se pavarësisht se ka miqësi me Shqipërinë, nuk ndan të njëjtin mendim me Shqipërinë, sa i takon Kosovës. Ai tha se Spanja ka opinionin ndryshe pasi mendon se është shkelur e drejta ndërkombëtare,

Sanchez: Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësi, është opinion i qeverisë spanjolle. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian.

Top Channel