Alexis Sanchez mund të konsiderohet i larguar nga Inter.
Në fakt, sulmuesi kishte edhe një vit kontratë me zikaltërit megjithatë cilësohej jashtë projektit të trajnerit Simone Inzaghi. Kështu, duke pasur sigurinë e kontratës, Interit iu desh kohë të çlirohej nga kileni ndërsa tashmë ka gjetur akordin me menaxherin e futbollistit ndërsa në xhepin e Sanchez do të shkojnë 4.5 milionë euro.
Ndërkaq, Sanchez ka gati destinacionin e radhës teksa pritet zyrtarizimi në klubin e Ligue 1, Marseille. Trajneri Igor Tudor e konsideron Sanchez si një element që mund t’i dhurojë shumë skuadrës dhe në këtë formë drejtuesit francezë kanë përgatitur një kontratë dyvjeçare me një pagë prej tre milionë euro në sezon.
Sakaq, 34-vjeçari shpresoi deri në fund për një rikthim te Barcelona megjithatë katalanasit nuk ishin të hapur për Sanches dhe në këtë formë, Marseille ishte opsioni i vetëm për sulmuesin.
Top Channel