Pedro Sanchez mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

01/08/2022 09:10

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.

Pritet që pas përfundimit të takimit, kryeministri Rama dhe holomogu spanjoll të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Sanchez vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Sanchez po zhvillon një tur ballkanik dhe ndër çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian. Ai u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ku theksoi se Spanja e mbështet Serbinë kur është fjala për Kosovën, por se duhet të respektohet integriteti territorial.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA