Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Justin Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.
Mesazhet inkurajuese kanë qenë të shumta për yllin botëror nga fansat, familjarë dhe artistët e tjerë.
Por kjo nuk e ka ndalur këngëtarin, pasi së fundmi ai është kthyer në skenë në Festivalin Veror ‘Lucca’ në Itali për performancën e parë në gati dy muaj, pasi u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh pas diagnozës me sëmundjen e rrallë.
Bieber u shfaq me një energji të mirë, fansat e të cilit postuan në Twitter disa sekuenca nga koncerti, ku ylli i popit shihej pa këmishë duke interpretuar hitet e tij.
Top Albania Radio shkruan se këngëtari ka publikuar edhe datat e koncerteve të tjera në të cilat do të jetë i pranishëm.
Ai gjithashtu ka vendosur të performojë dy shfaqje në Afrikën e Jugut të ndjekur nga më shumë se një duzinë shfaqjesh në Lindjen e Mesme, Azi, Australi dhe Zelandën e Re.
Sindroma Ramsay Hunt “shfaqet kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë njërit prej veshëve tuaj”. Mund të çojë në paralizë të fytyrës dhe humbje dëgjimi në veshin e prekur dhe shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve.
Sindroma Ramsay Hunt është shkaku i dytë më i zakonshëm i paralizës atraumatike periferike të fytyrës, pas paralizës së Bell-it, por pak më i rëndë. Megjithatë, ajo ndodh vetëm në rreth pesë në 100,000 njerëz.
View this post on Instagram
Top Channel