Justin Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Mesazhet inkurajuese kanë qenë të shumta për yllin botëror nga fansat, familjarë dhe artistët e tjerë.

Por kjo nuk e ka ndalur këngëtarin, pasi së fundmi ai është kthyer në skenë në Festivalin Veror ‘Lucca’ në Itali për performancën e parë në gati dy muaj, pasi u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh pas diagnozës me sëmundjen e rrallë.

Bieber u shfaq me një energji të mirë, fansat e të cilit postuan në Twitter disa sekuenca nga koncerti, ku ylli i popit shihej pa këmishë duke interpretuar hitet e tij.

Top Albania Radio shkruan se këngëtari ka publikuar edhe datat e koncerteve të tjera në të cilat do të jetë i pranishëm.

Ai gjithashtu ka vendosur të performojë dy shfaqje në Afrikën e Jugut të ndjekur nga më shumë se një duzinë shfaqjesh në Lindjen e Mesme, Azi, Australi dhe Zelandën e Re.

Sindroma Ramsay Hunt “shfaqet kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë njërit prej veshëve tuaj”. Mund të çojë në paralizë të fytyrës dhe humbje dëgjimi në veshin e prekur dhe shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve.

Sindroma Ramsay Hunt është shkaku i dytë më i zakonshëm i paralizës atraumatike periferike të fytyrës, pas paralizës së Bell-it, por pak më i rëndë. Megjithatë, ajo ndodh vetëm në rreth pesë në 100,000 njerëz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA