SuperSport shkruan se karriera e tij si futbollist praktikisht kishte përfunduar.
Menaxheri i tij, Mikail Adampour, megjithatë, përpiqet në çdo mënyrë të gjejë një kurë, një zgjidhje. Dhe ai e gjen atë me anë të transplantit të kornesë, të sugjeruar nga Edëard Holland, një specialist në Institutin e Syve të Cincinnatit.
Sipas mjekëve, futbollisti kishte 5-10% mundësi për të rikuperuar shikimin. Aksidenti i tij është një nga më të rëndët e trajtuar ndonjëherë në Institutin e Syve të Cincinnatit, madje “katër herë më i keq se ai i ushtarëve amerikanë të verbuar nga bombat në Afganistan”.
Në Amerikë, sytë rindërtohen me një membranë amnionike nga placenta e njeriut dhe më pas me një qepallë të re të marrë nga shirita lëkure të marrë nga goja dhe veshët e tij.
Hapi i parë është një transplant i qelizave burimore sipërfaqësore të syrit nga një anëtar i familjes së Elabdellaoui-t, për të qenë të saktë nga motra e tij. Pastaj një donator anonim kontribuon në mënyrë që Omari t’i nënshtrohet operacionit të fundit (i 11-ti) për të rikuperuar shikimin.
Më pas transplanti i suksesshëm i kornesë, riintegrimi në skuadrën e Galatasary-t në fillim të vitit 2022 (një vit pas aksidentit) dhe rikthimi në fushë me syze dhe lente kontakti special:
“Të shihja përsëri ishte një emocion i pashpjegueshëm. Ishte një mrekulli. Asnjëherë nuk mendon se të shohësh është një ëndërr, e merr si të mirëqenë, por përkundrazi është një dhuratë e madhe.”