Chiellini: Isha thuajse një lojtar i Realit të Mourinhos, jam një person me fat

01/08/2022 21:52

Giorgio Chiellini është tashmë një lojtar i Los Angelos FC në MLS-në amerikane me mbrojtësin që zgjodhi të largohej nga Europa pas 18-vieteve si pjesë e Juventus.

Kjo zgjedhje erdhi pikërisht edhe si një shenjë besnikërie ndaj bardhezinjve duke qenë se 37-vjeçari kërkonte të mos aktivizohej me asnjë tjetër klub europian pas Juventus.

Edhe pse në të kaluarën, italiani ka qenë pranë transferimit te Real Madrid. Një detaj të cilin e zbulon vetë Chiellini teksa thekson se bëhet fjalë për vitin 2010, kohë kur në krye të madrilenëve erdhi Jose Mourinho.

“Kam qenë pranë Real Madrid në të kaluarën, bëhet fjalë për një kohë të largët. Ishte viti 2010, unë isha ende i ri. Klubet kishin gjetur akordin, por më pas mendoj se isha me fat që e kalova të gjithë karrierën te Juventus. sigurisht, Reali është një klub fantastik që e kam vlerësuar gjithnjë edhe kur më ka mundur.

Por, pas gjithë karrierës me Juventus dhe pas gjithë asaj që klubi bardhezi më dhuroi, për mua ishte e pamundur të mendoja për një tjetër klub europian. E vërteta është që unë mbetem një person me fat”, u shpreh Chiellini./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA