Në mesin e tundimeve, marrëdhëniet intime të ndaluara… Konkurrentët nuk i presin aspak mirë rregullat e reja!

31/07/2022 18:03

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

Teksa deri më tani është transmetuar vetëm episodi i dytë kemi arritur të njohim pak më shumë konkurrentët. Që loja të bëhet më interesante nuk mund të mungonin disa rregulla për ta. Të premten, djemtë dhe vajzat u njohën me mënyrën se si do të bashkëjetojnë dhe cfarë kanë të ndalur. Ata nuk duhet të puthen, të kenë marrëdhënie intime dhe as të flejnë me njëri-tjetrin.

Nga ana e konkurrentëve pakënaqësia duket qartë…

Këtë të premte, djemtë dhe vajzat u bënë pjesë e një loje ku duhet të vizatonin në trupat e njëri-tjetrit ofendimet apo paragjykimet që i janë drejtuar gjatë jetës së tyre dhe ata u shprehën të gatshëm duke zbuluar histori nga jeta e tyre që nuk i dinim.

Ndër to ishte dhe Anxhela, e cila e përjetoi më shumë nga të gjithë këtë lojë dhe teksa tregoi paragjykimet që kishte hasur, shpërtheu në lot.TopAlbaniaRadio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA