Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie, e treta me të cilën është martuar, dhe me të cilën ka dy fëmije, dasmën ua pamundësoi covidi, dhe për ironi të fatit shkeljet e tij të rregullave të lockdoën-it, i kushtuan atij postin e kryeministrit ndër të tjera, por edhe vendin që ai kishte planifikuar ku do e zhvillojnë ceremoninë e madhe, që ishte vendi i tij i preferuar, rezidenca e kryeministrave britanikë në detyrë Chequers.
Por pas dorëheqjes së tij kjo residencë si kryeministër kujdestar deri në vjeshtë nuk ja mundëson një ceremoni të tillë. Ceremonia ndërkohë është zhvilluar në një pronë ndërtesë e trashëgimisë historike e shekullit të 18 pronë e një donatori miliarder të partisë konservatore të Lordit Bamford, i cili thuhet në media se ka mbuluar edhe një pjesë të shpenzimeve të dasmës.
Por a do i përkushtohet Boris Johsosn më shumë familjes së tij të re dhe fëmijëve të vegjël, apo do të rikthehet siç e la të nënkuptuar në fjalimin e tij të fundit në parlament duke iu referuar filmit të famshëm të Hollividut, Terminator me fjalinë “hasta la vista baby”, por pa thëne ose do rikthehem. Gjasat janë se ai do jetë në një forme a në një tjetër si shumë paraardhës të tij në politikën aktive ose të paktën do fitojë me shume sesa fiton zyrtarisht nga posti i kryeministrit përmes librave me kujtime që po përgatiten për botim ku do mund të financojë edhe banesën e re pas largimit nga Downing Street në vjeshtë. Ndërkohe ka spekulime se Johnson mund të jetë kandidatura për postin e ri të shefit të Nato-s.
Top Channel