A do të zgjasë martesa e Jennifer Lopez me Ben Affleck? Ish bashkëshorti i këngëtares nuk kursehet në opinionin e tij

31/07/2022 14:39

Jennifer Lopez u martua pak ditë më parë me aktorin Ben Affleck, në një ceremoni shumë private.

Pavarësisht se komplimetet pozitive nuk kanë munguar nga bota e VIP-ave, Daily Mail shkruan se së fundmi ish-bashkëshorti i këngëtares, Ojani Noa ka deklaruar se asaj “i pëlqen të jetë e dashuruar” por humbet interesin në martesë.

Noa u takua me JLo kur ai ishte refugjat kubanez në Miami dhe u ndanë përfundimisht në vitin 1998.

“Ben është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”, tha ai.

Përveçse u martua katër herë, 53-vjeçarja është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good WSill Hunting”, me rreth 20 vjet diferencë.

“Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë shikuan njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”, u shpreh ai për takimin e parë me këngëtaren.

“Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona, dhe mbaj mend që mendova se kishte trupin më të mirë që kisha parë ndonjëherë. Më vonë ajo më tha se e dinte që natën e parë do të martohej me mua”, shtoi më tej Noa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA