Presidenti i Malit të Zi e paralajmëroi hapur kryeministrin Dritan Abazovic se qeveria e tij e pakicës do të rrëzohet, nëse nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Duke folur për tekstin e marrëveshjes, Gjukanovic tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, e kjo konsiderohet  e patolerueshme. Marrëveshja, sipas Gjukanovicit, edhe mund të pranohëj pot ë mos kishte interpretime të historisë. Por në formën aktuale, ajo nuk gjen mbështetjen e partisë së tij. Në një intervistë të dhënë për N1, Gjukanovic u shpreh se nësë marrëveshja vihet në jetë, fillimin e rrëzimit të Qeverisë Abazovic do ta bëjë këtë të dielë.

“Abazovic vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e axhendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe.

Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë në mënyrë shumë ngathët. Nuk pati as konstituim të një ekipi ekspertësh që të merrte përgjegjësinë për të ndihmuar Qeverinë të vlerësonte nëse gjithçka që është shkruar në kontratë është vërtet në përputhje me interesat e Malit të Zi.”

Qeveria malazeze miratoi javëne  parë të korrikut Marrëveshjen Themelore, e cila pretendohet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, por me këtë lëvizje, Abazoviçi humbi mbështetjen e shumicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA