Fermeri hero lufton zjarrin me traktorin e tij në jug të Londrës pasi rezidentët tentonin ta fiknin me bluzat e tyre (fotot)

30/07/2022 15:47

Në pamje shihen momentet e guximshme kur një fermer lufton zjarrin në një fushë në jug të Londrës teksa kërcënonte shtëpitë aty pranë.

Shoferi i paidentifikuar i traktorit mori çështjen vetë në dorë kur pa vendasit që tentonin të luftonin flakët me duar ose me veshjet e tyre në West Wickham.

Pamje e marra nga helikopteri i rrjetit Sky News tregonin gjithashtu dy burra që tentonin të fiknin zjarrin me bluzat e tyre.

Një mjet zjarrfikës më pas vjen në zonë dhe i afrohet zonës së rrezikut.

Në një tjetër episod kesaj jave nje fermer luftonte zjarrin në fushën e mbljellë të drithit duke prerë bimwsine para vijës së zjarrit, që flakët të ndalonin aty, sic shihet ne pamje:

Zhvillimi vjen pas një tjetër tentative të dëshpëruar të një fermeri në Kent në lindje të Londrës, i cili nisi të korrte me traktor fushën pranë zjarrit që prodhimi i tij të mos shkonte dëm.

FOTO GALERI
1/2
Shoferi i paidentifikuar i traktorit mori çështjen vetë në dorë kur pa vendasit që tentonin të luftonin flakët me duar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA