​Gazetarja urdhërohet të ndërrojë veshjen gjatë ekzekutimit të një të burgosuri

30/07/2022 22:58

Një gazetare u detyrua të ndryshonte veshjen e saj ndërsa merrte pjesë në ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Alabama pasi zyrtarët e burgut thanë se fustani i saj ishte shumë i shkurtër.

Ivana Hrynkiw Shatara, producente menaxhuese për ueb sajtin AL.com, thotë se asaj iu tha gjithashtu se këpucët e saj me majë të hapur ishin shumë të dukshme nga një anëtar i stafit në Departamentin e Korrigjimeve në Alabama (ADOC).

Ajo u ndalua teksa mbërriti në qendrën e medies në Institucionin Korrektues William C Holman në Atmore dhe tha se veshja e saj shkelte kodin e veshjes së burgut.

Ajo vizitoi burgun më 28 korrik për të mbuluar ekzekutimin e Joe Nathan James, i dënuar me vdekje për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Faith Hall, 26-vjeç, në vitin 1994.

Në një deklaratë të shpërndarë në Twitter, gazetarja tha se kishte veshur të njëjtin fustan në ekzekutimet e mëparshme dhe ngjarje të tjera profesionale “pa incidente”, duke shtuar: “Besoj se është më se e përshtatshme”.

“Sonte, një përfaqësues i Departamentit të Korrektimeve në Alabama më tha publikisht se nuk mund ta shikoja ekzekutimin sepse fustani im ishte shumë i shkurtër. Unë u përpoqa të tërhiqja fustanin tim në ijët e mia për ta bërë më të gjatë, por më thanë se nuk ishte ende i përshtatshëm,” shkroi ajo.

Megjithatë, asaj iu desh të kthehej në makinë për të ndërruar këpucët pasi iu tha se ishin të papërshtatshme. Por incidenti e la atë të ndihej “e pakëndshme”, shtoi Hrynkiw Shatara.

“Ndihesha e turpëruar që trupi dhe rrobat e mia më vinin në pyetje para një dhome me njerëz që kryesisht nuk i kisha takuar kurrë. U ula, u përpoqa të ndaloja skuqjen dhe bëra punën time. Ashtu siç shpeshherë gratë duhet ta bëjnë.”

Një gazetare tjetër, Kaitlyn Ross, iu përgjigj postimit në Twitter duke thënë se asaj gjithashtu i ishte mohuar qasja në një objekt qeveritar sepse veshja e saj u konsiderua si “shumë zbuluese”.

“Është rraskapitëse të jesh femër. Ke bërë një punë të shkëlqyer në rrethana qesharake. Më vjen keq që ndodhi,” ka shkruar ajo.

Kryeredaktorja e Alabama Media Group, i cili zotëron AL.com, e përshkroi trajtimin e Hrynkiw Shatara si “të papranueshëm” dhe “të pabarabartë”.

“Jam krenare që punoj me Ivanën, e cila pavarësisht këtij trajtimi, vazhdoi ta raportojë historinë me profesionalizëm tek audiencat tona në Alabama”, tha ajo.

“Kjo ishte seksiste dhe një shkelje skandaloze e sjelljes profesionale. Dhe nuk duhet t’i ndodhte më asnjë gazetari tjetër.”

Ekzekutimi i Joe Nathan James me injeksion vdekjeprurës u ndal për tre orë për shkak të sasisë së kohës që u desh për të vendosur një linjë intravenoze.

Vonesa u përshkrua si një kalim kohe “shumë i pazakontë dhe shumë shqetësues” nga kreu i Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në çështjet që lidhen me dënimin me vdekje.

Ai u ekzekutua pavarësisht lutjeve të të afërmve të viktimës për t’i falur jetën. Ekzekutimi dërgon një “mesazh të pagabueshëm u dërgua se Alabama qëndron me viktimat e dhunës në familje”, raporton Sky News.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA