Fansat e “Friends” janë mësuar ta shohin aktoren e njohur Jennifer Aniston me flokë të drejtë, të stiluar më kujdes. Por realiteti është shumë ndryshe, flokët e vertetë të aktores në fakt janë në fakt kaçurrelë.

Në profilin e saj në Instagram, Aniston ndau me ndjekësit një selfie natyrale ku shihet krejtësisht e relaksuar në një ditë plot diell në një plazh me rërë të bardhë. Pa make up-i, me syze dielli, kapele kashte dhe flokët e derdhur natyrshëm, ajo i tregoi fansave një pamje krejt tjetër të saj. Epo, kush ka durim të merret me flokët teksa është me pushime?! Askush!

Rikujtojmë, se një sallatë u bë virale në rrjet vitet e fundit si sallata e Jennifer, pasi thuhej se ajo e konsumonte çdo ditë për drekë gjatë xhirimit të sitcom-it të viteve ’90, “Friends”. Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë! Duke iu referuar recetës virale, Aniston së fundmi gjatë një interviste në Zoom për ‘Shape’ tha se:

“Më vjen keq, ndihem sikur po i zhgënjej të gjithë, por kjo nuk është sallata ime. Duket e shijshme, por nuk është sallata që haja gjatë ‘Friends’”.

Sjellim në vëmendje se Jennifer ishte e ftuar në episodin e fundit të “Ellen DeGeneres Show”. Ellen kishte zgjedhur Aniston si të ftuarën e fundit meqënëse ajo ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision në vitin 2003.

Gjatë intervistës aktorja rrëfeu se si e përballoi fundin e “Friends” duke bërë shaka se është mësuar t’i japë fund gjërave duke përfshirë kështu dhe martesën e saj me Brad Pitt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA