Donald Trump: Fatkeqësisht askush nuk i ka shkuar deri në fund hetimit për 11 shtatorin (fotot)

29/07/2022 18:31

Për fat të keq, askush nuk ka shkuar deri në fund me hetimin e 11 shtatorit, deklaroi dje ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, në një turne golfi të mbajtur në impjantin e tij sportiv Bedminster, te sponsorizuar nga Arabia Saudite.

Duke i përshkruar përgjegjësit për sulmet e 11 shtatorit si “maniakë” dhe duke thënë se sulmet ishin një “ngjarje e tmerrshme” për të gjithë botën, Trump tha: “Megjithatë, mund të them se këtu sot ka shumë njerëz të mrekullueshëm. Do të kemi shumë argëtim dhe kemi shumë për të festuar. Shumë para do të shkojnë për shoqatën”.

Deklarata e tij u bë në një turneun e sponsorizuar nga Arabia Saudite, vendi që dikur akuzohej nga SHBA si ai nga kishin ardhur terroristët e sulmit.

Disa nga familjarët e viktimave të sulmit që u krye më 11 shtator të vitit 2001, ishin kundër sponsorizimit të Arabisë Saudite të këtij turneu.

Lidhur me të dhënat e inteligjencës se Arabia Saudite qëndronte pas sulmeve të 11 shtatorit, Trump dukej se “kishte ndryshuar mendje”, sipas mediave.


“Kanë qenë miq të mi prej kohësh. Këta njerëz (sauditet) kanë investuar në kompani amerikane, kanë përqindje të mëdha në shumë kompani amerikane dhe kjo që po bëjnë për golfin është e mrekullueshme. Fatkeqësisht, askush nuk ka shkuar deri në fund të hetimit për 11 shtatorin”, tha Trump.

FOTO GALERI
1/3
Për fat të keq, askush nuk ka shkuar deri në fund me hetimin e 11 shtatorit, deklaroi dje ish-presidenti i SHBA, Donald Trump

Top Channel